Federata gjermane ka konfirmuar se trajneri, Hansi Flick do të qëndrojë te kombëtarja gjermania.
Tashmë nuk ka dyshime sa i përket të ardhmes së trajnerit të Panzerave.
E ardhmja e Flick ishte në dyshim për shkak të dështimit në Kupën e Botës, por drejtuesit e kanë parë të arsyeshme të vazhdojnë më tutje projektin e nisur.
57-vjeçari numëron 19 ndeshje në krye të skuadrës, teksa ia ka dalë që nën drejtimin e tij ekipi të marrë 2.05 pikë për ndeshje.
Gjermania pas eliminimit nga Kupa e Botës planifikon një revolucion në skuadër.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1600543156877275136?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1600543156877275136%7Ctwgr%5E1a658d18dfc36b8b7e5604eb7d3e83cc86876984%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fzyrtare-ska-dilema-per-hansi-flick-gjermania-merr-vendimin-per-trajnerin%2F