Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar vizitën e tij tek banorët e Himarës, Livadhias dhe Derviçanit para festave të Krishtlindjeve, në një video që ka postuar në profilin e tij në Instagram.
“E thamë, ramë dakord. Vizita në Himarë, Livadhia dhe Derviçani do të bëhet sa më shpejt!”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se do të jetë së bashku me Edi Ramën për të kryer këtë vizitë.
“Fatkeqësisht piloti na informoi se moti nesër në mëngjes nuk do të jetë i mirë por ju premtoj se do të vijmë patjetër para fundit të vitit për t’ju vizituar dhe për t’ju uruar pushime të lumtura dhe të jemi me ju dhe shpresoj që edhe kryeministri të na shoqërojnë”, tha Kyriakos Mitsotakis.