-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mjeku i Gert Shehut i përgjigjet Berishës: Profesor, vërtetimi e kam firmosur vetë

Kryesoret

Mjeku psikiatër Sadik Lala ka bërë një sqarim për mediat në lidhje me lëshimin e dokumentit për Gert Shehut që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Mjeku ka sqaruar se dokumenti është origjinal me vulën e tij dhe të klinikës, si dhe është kërkuar nga prindërit e pacientit. Lala ka shtuar se në dokument nuk shkruhet diagnoza e pacientit pasi është në kundërshtim me ligjin diçka e tillë.

“Së pari i uroj nga zemra Profesorit tim të nderuar Z. Berisha; të gëzojë shëndet dhe i uroj rikuperim të shpejtë. Po ashtu si mjek dhe qytetar, të njëjtën gjë i uroj edhe pacientit tim Gert Shehu.

Mendoj se çdo njeri me një mendje të arsyeshme bie dakord se këto incidente të dhunshme  nuk do të dëshironte të ndodhnin kurrë, por ja që ndodhin.

Duke marrë shkas nga shumë deklarime të bëra në media të ndryshme për këtë rast, ndjej përgjegjësinë profesionale dhe qytetare të sqaroj shkurtimisht për sa më poshtë:

Dokumenti mjekësor ( është një vërtetim i kërkuar nga familjarët për ta paraqitur në polici )Ky vërtetim  është një dokument autentik i lëshuar nga unë , i cili  ka numër regjistri , datë, firmë, vulë    time personale dhe vulën e klinikës.

Në fund dokumentit (vërtetimit) citohet fjalë për fjalë : “ Lutemi mos hezitoni të kontaktoni në se kërkohen të dhëna më të hollësishme”. Ky koment nënkupton detyrimin të japim të dhëna të detajuara VETËM për institucionet e përcaktuara me ligj.

Arsyeja përse në këtë dokument nuk është përcaktuar diagnoza, është sepse kam detyrimin ligjor të sanksionuar në ligji për  të drejtat e pacientit, për të mos bërë publike të dhëna konfidenciale të pacientit,” ka shkruar mjeku.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit