Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e publicistit amerikan Michael Rubin, i cili e ka cilësuar Shqipërinë si një “narkoshtet” të ndërtuar nga Edi Rama.
Berisha theksoi se veprimet e kryeministrit po pengojnë rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian dhe u shpreh se opozita do të qëndrojë zëri i shqiptarëve për lirinë dhe të ardhmen e vendit.
“Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin! Integrimit në BE është peng i Ramës dhe organizatës së tij kriminale. Çdo ditë bëhet gjithnjë e më e qartë se ai dhe njerëzit e tij nuk kanë asnjë interes për të ardhmen e shqiptarëve, përveç përfitimeve të tyre personale. Opozita, edhe në kushtet e një narkodiktature, qëndron e pamposhtur si zëri i shqiptarëve që besojnë tek liria, të drejtat e tyre dhe një të ardhme më të mirë në Bashkimin Europian. Ky proces kërkon respektimin e ligjit, lirive dhe standardeve europiane, të cilat Rama dhe banda e tij kriminale përpiqen t’i pengojnë çdo ditë.”









