-sidi education-spot_img
19.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndodhi në Tiranë! Policia: Ky është i riu që theu traun dhe u fut me makinë në parlament

Kryesoret

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. 32-vjeçari Mariglen Berisha theu traun dhe u fut me makinë në oborrin e parlamentit. Ai është shoqëruar nga policia në komisariat.

Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.

32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

Mariglen Berisha deklaroi se donte të parkonte makinën në oborrin e Parlamentit, “duke menduar se aty është parkim”.

Ai ka arritur ta fusë makinën brenda territorit të Kuvendit duke shkatërruar traun.

Personi është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë nr.1 në kryeqytet për veprime të mëtejshme procedurale.

Thyhet trau! Një person futet me forcë me makinë në parlament

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit