-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reuters: Bastiset Gjermania, ky është grupi që donte grushtin e shtetit

Kryesoret

25 persona janë arrestuar në bastisje në të gjithë Gjermaninë, të dyshuar për komplot për të rrëzuar qeverinë.

Raportet gjermane thonë se grupi i figurave të ekstremit të djathtë dhe ish-ushtarak planifikonte të sulmonte ndërtesën e parlamentit dhe të merrte pushtetin.

Një aristokrat i përshkruar si Princi Heinrich XIII, 71 vjeç, dyshohet se ka qenë qendror në planet e tyre.

Sipas prokurorëve federalë, ai është një nga dy drejtuesit e dyshuar në mesin e të arrestuarve.

Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit, që thuhet se kanë komplotuar për të përmbysur republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet të ri të modeluar sipas Gjermanisë së 1871 – një perandori e quajtur Rajhu i Dytë.

“Ne nuk kemi ende një emër për këtë grup,” tha një zëdhënëse e zyrës së prokurorit federal.

Tre mijë oficerë morën pjesë në 130 bastisje në pjesën më të madhe të vendit, me dy persona të arrestuar në Austri dhe Itali. Të arrestuarit do të merreshin në pyetje më vonë gjatë ditës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit