-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti i BE/ Scholz poston FOTOT nga Tirana: Shenjë shprese për zgjerimin e BE!

Kryesoret

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka postuar në Instagram foto nga takimi i djeshëm i Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor që u mbajt dje në Tiranë.

Scholz shkruan në rrjetin social se ky takim i liderëve evropianë në kryeqytetin e Shqipërisë, është një shenjë shprese për zgjerimin e BE.

Po ashtu Scholz thekson se është e rëndësishme që procesi anëtarësimit të fitojë një shtysë të re.

SHËNIMI I PLOTË I KANCELARIT GJERMAN:

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e familjes evropiane. Ky sinjal buron nga samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku mora pjesë sot së bashku me homologët e mi nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Është mirë që ky takim i rëndësishëm u organizua për herë të parë në vetë rajonin – në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Pothuajse 20 vjet më parë, BE i tregoi Ballkanit Perëndimor perspektivën e anëtarësimit. Por ne nuk kemi arritur aq larg sa mendonim në atë kohë. Prandaj është e rëndësishme që ky proces i anëtarësimit të fitojë tani një shtysë të re.

Sigurisht, si BE, ne kemi pritshmëri të qarta edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Për shembull, ne presim që vendet e anëtarësimit të përafrohen me politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë. E kam thënë shumë qartë në Tiranë.

Samiti i sotëm ishte një angazhim për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Një hap i rëndësishëm i ndërmjetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor – dhe një shenjë shprese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit