Zvicra u eliminua nga Kupa e Botës pasi u mposht thellë nga Portugalia me rezultatin 6-1.
Në fund të sfidës, Xherdan Shaqiri fajësoi trajnerin kur tregoi se ai dhe skuadra u surprizuan nga ndryshimet e Yakin pak minuta para ndeshjes.
“Është gjithmonë e vështirë të analizosh një humbje. Ndaj Portugalisë ne ndryshuam planet tona, por ky ndryshim nuk dha fryte, ne nuk u shprehëm në mënyrën tonë edhe pse ishim përgatitur mirë.
Ishim të vetëdijshëm për vështirësitë dhe forcën e kundërshtarit. Duhet të pranojmë zgjedhjet e trajnerit tonë, edhe nëse jemi pak të befasuar.
Tani, thjesht duhet të urojmë një ekip të madh si Portugalia. Në raundin me eliminim direkt, çdo gabim i vogël të ndëshkon“ tha Shaqiri.