Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë Jeff Hovenier ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në komunat serbe në veri të Kosovës.
Si shkroi në Twitter se është i shqetësuar për situatën në veri dhe se duhen kushte për të zhvilluar zgjedhjet.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë ata që janë të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje,” shkroi ai.
The United States condemns those who employed violence during yesterday’s incidents in northern Kosovo. Resorting to violence and intimidation, including use of an explosive device, and endangering lives is never an appropriate method of protest, under any circumstances. 1/2
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 7, 2022
Disa shpërthime janë dëgjuar ditën e djeshme në veri të Kosovës gjë që solli dhe rritje të tensioneve.