-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Kemi të dhëna se ish-policët e Kosovës u përfshin në shpërthimet në veri

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, në një konferencë për media ka folur për gjendjen në veri.

Ai tha se të dhënat e para tregojnë se një pjesë e “kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të policisë së Kosovës”.

Bandat kriminale kanë penguar një prej proceseve më të rëndësishme, demokratike në një vend demokratik, përmes metodave terroriste. Këto grupe të mbështetura e të drejtuara nga Serbia dëshmuan edhe një herë se janë kundër të drejtës fundamentale të qytetarëve të ëktyre komunave për vendosur dhe zgjedhur udhëheqësit e tyre lokalë.

Gjatë ëktij sulmi janë përdorur shok bomba, granata dore dhe armë zjarri, këtë rast policia në bashkëpunim me prokrurorinë speciale e ka cilësuar si Sulm ndaj rendit kushtetues, shtytje në veprat terroriste, kryrje e veprave terroriste, zjarrvënie dhe mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Policia dhe Prokuroria Speciale janë duke u angazhuar në maksimum që  të gjithë kriminelët e përfshirë në këtë sulm terrorist ndaj institucioneve tona të sillen para drejtësisë.

Kemi të dhënat e para të mbledhura nga terreni, nga policia e rendit dhe inteligjenca, e cila thotë se një pjesë e këtyre kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të policisë së Kosovës”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit