Dje në Tiranë u zhvillua samiti BE-Ballkani Perëndimor. Momentet pikante ishin të shumta.
Mes tyre një gjest i kryeministrit Edi Rama teksa iu ul në gjunjë kryeministrit të Luksemburgut Xavier Bettel. Gjithçka ka qenë një shaka mes tyre.
Në Tiranë më 26 gusht, Bettel teksa u prit nga Rama, u ngrit në majë të gishtave për të bërë foton. Ky ishte një moment humori mes dy liderëve.
Ndërsa një ditë më parë, Rama priti Bettel në samit dhe u ul në gjunjë në formë batute për t’i treguar se tashmë nuk ishte Rama më i gjatë, por homologu i tij nga Luksemburgu.