-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: “Perënditë” dolën nga “shpella” dhe erdhën në Tiranë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Brukseli për samitin mes Ballkanit dhe BE-së që u zhvillua dje në Tiranë. Kreu i qeverisë ka rrëfyer momentet, bisedat dhe pritshmëritë.

Dje kur po bënim foton familjare. Që ishte diçka ndryshe nga të tjerat. Pas meje dëgjoja “dielli, shikoje diellin, sa diell i bukur”.

Ishte sikur njerëzit kishin dalë nga një shpellë nga një kohë e gjatë dhe po i gëzoheshin diellit. Këto janë gjëra të mira që i dhamë dje BE-së.

Dhe buzëqeshja e tyre. Dje kishte fytyra të buzëqeshura në Tiranë. Samiti ishte një ngjarje historike. “Perënditë” e BE-së erdhën dje në Shqipëri” tha ai.

Më pas foli për ndikimin rus në Ballkan.

Në Shqipëri askush nuk duan t’ja dinë më për Rusinë se kishin Stalinin deri në ’90. E hoqën qafe më parë tani po i hyn nga dera e pasme, kjo është arsyeja pse rajoni duhet të mbahet bashkë dhe të rrinë bashkë, bashkë me rajonin.

Duhet të jemi bashkë, është shumë thelbësore që është Serbia është e përfshirë deri më tani, jo plotësisht ku flasim për sanksionet.

Kur vjen fjala për ne nuk ka problem, mund të na fusin, mund të na lënë tek dera. Ne nuk do të heqim dorë, mund të na lini tek dera por ne nuk do të heqim dorë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit