Irani ka njoftuar ekzekutimin e parë të një protestuesi të dënuar për trazirat e fundit antiqeveritare.
Mohsen Shekari u var të enjten në mëngjes pasi u shpall fajtor nga një Gjykatë Revolucionare për “moharebeh” (armiqësi kundër Zotit), tha media shtetërore.
Ai u akuzua si një “rebelë” që bllokoi një rrugë kryesore në Teheran në shtator dhe plagosi një pjesëtar të një force paraushtarake me një hanxhar.
Një aktivist tha se ai u dënua pas një “gjyqi të dukshëm pa ndonjë proces të rregullt”.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë menjëherë dhe fuqishëm ndaj këtij ekzekutimi,” tha në një deklaratë Mahmood Amiry-Moghaddam, drejtor i grupit me bazë në Norvegji, Iran Human Rights.
“Nëse ekzekutimi i Mohsen Shekarit nuk do të ketë pasoja të rënda për qeverinë, do të përballemi me ekzekutimin masiv të protestuesve”, shtoi ai.