Loja puzzle “Wordle” ka qenë fjala më e kërkuar në Google në Britani këtë vit. Kjo lojë u jep njerëzve gjashtë mundësi për të marrë me mend një fjalë me pesë shkronja, dhe ka lënë në vend të dytë kërkimin për Kupën e Botës në Britani.
Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth u rendit e treta në statistikat e Vitit të Kërkimit të Google, e ndjekur nga Lufta në Ukrainë dhe testet mbi Covid. Ngjarja më e kërkuar e këtij viti ishte padyshim vdekja e Mbretëreshës, pastaj Ukraina dhe lija e majmunëve.
Filmi më i hulumtuar ishte Encanto i Disney. Ndërsa Kupa e Botës ngjalli më shumë interes në mesin e sportdashësve.