Policia në Podgoricë ka arrestuar Vehad Muriç 25 vjeç, të dyshuarin kryesor për vrasjen e trefishtë që tronditi qytetin.
Muriç, i cili është nga Rozhaja, u lokalizua dhe u vu në pranga pas një operacioni të gjerë policor, të realizuar në veri dhe qendër të vendit. Arrestimi u realizua në një zonë të hapur në qendër të Rozhajës, pas një sërë veprimesh taktike dhe operative.
Dyshohet se Muriç, në lagjen Stari Aerodrom të Podgoricës, ka vrarë me armë të ftohtë tre persona: vëllezërit Denis dhe Nezrin Hot, si dhe Kenan Miraljemoviç, shtetas i Serbisë.
Në këtë fazë të hetimeve, autoritetet kanë mbledhur prova të mjaftueshme për ta identifikuar Muriç si autorin e drejtpërdrejtë të krimit.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
FOTO/ Ky është autori që kreu vrasjen e trefishtë në Podgoricë









