Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka shprehur shpresën e tij se ish-presidenti Hashim Thaçi do të dënohet me burgim të përjetshëm nga Gjykata Speciale e Hagës.
Geci e bëri këtë deklaratë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, pas miratimit të rezolutës në mbrojtje të së vërtetës së luftës, duke komentuar gjithashtu dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit.
Ai u shpreh se për ata që shpresojnë në një shpallje të pafajshme të Thaçit, do të përballen me një fat të ngjashëm.
Geci e bëri këtë koment në replikë ndaj Arian Tahirit të PDK-së, i cili pati lënë të kuptohet se disa njerëz mund të tremben nga kthimi i Thaçit. Kjo deklaratë shkaktoi reagime të forta nga PDK, që e konsideruan atë si një fyerje për ata që dhanë kontributin e tyre për çlirimin e Kosovës.
Hashim Thaçi dhe ish-liderë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa pritet që tani të merret verdikti përfundimtar.









