Nesër do të dalë para gjykatës Gert Shehu, personi që dhunoi kreun e PD-së, Sali Berisha duke e goditur me grusht në protestën e 6 Dhjetorit në bulevard.
Prokuroria krahas ekspertizës psikologjike ka kërkuar edhe testin e drogës për 31-vjeçarin.
Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Prokuroria pritët të kërkojnë masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin.
I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve pas goditjeve që mori nga demokratët pas sulmit kundër Berishës.