Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ditën e sotme ka marrë pjesë në promovimin e librit “Midis krimeve dhe mirazheve”, të shkrimtarit Besnik Mustafaj.
Mes vlerësimeve për librin dhe përkujtimit të revolucionit demokratik në vitet 90 Berisha tha se të rinjtë që i sollën lirinë Shqipërisë tani po përzihen nga Rama.
“Këto shtatë vite është të lëmë Shqipërinë për Europën dhe nuk ka më fatale se kjo. Kjo është e vërteta. Mbi 500 mijë shqiptarë që janë larguar janë të rinj dhe fëmijë. Kjo është të vrasim Shqipërinë për Europën, por Europa nuk e kërkon kurrë këtë. Kjo është një emergjencë e jashtëzakonshme për ne. Kjo ndodh për shkak të politikave të kalkuluar të kushteve të kalkuluar për largimin e shqiptarëve”, tha Berisha.