-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja shqiptare 8 ditë pa trajner, e ardhmja e Rejes akoma e pakonfirmuar

Kryesoret

Që prej 1 dhjetor kombëtarja shqiptare është zyrtarisht pa trajner.

Edy Rejës i përfundoi kontrata me 30 nëntor dhe FSHF-ja ende nuk ka dalë me një vendim nëse do ti rinovojë apo jo kontratën italianit.

77-vjeçari ka drejtuar kombëtaren e kuqe zinjve që prej 17 prillit të vitit 2019.

Në pritje të këtij vendimi kanë filluar të qarkullojnë disa emra të cilët mund të jenë pasues të Rejës.

Emri që ka fituar më shumë pikë kohët e fundit është ish-futbollisti i Interit dhe Argjentinës, Estebian Kambiaso.

Ai është parë në fillim të nëntorit në Tiranë, një vizitë e cila ishte surprizuese, por që më pas u mësua se arsyeja e vizitës ishte një takim me drejtuesit e FSHF-së.

Luiggi di Biagio është emri tjetër i cili është përfolur për të marrë drejtimin e ekipit.

Ai është parë duke ndjekur edhe disa ndeshje të kombëtares.

Pas dy emrave të përmendura vjen edhe emri i Ilir Dajës.

Por për të parë Dajën në krye të kombëtares duhet që gjerat mos të shkojnë mirë me Kambiason dhe Luggi di Biagion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit