-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kunati me shoferin në gjyq! Rezart Taçi “shpëton” për momentin

Kryesoret

Në fund të tetorit SPAK çoi gjyq dosjen ndaj Rezart Taçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, shoferin Bledar Lilo dhe kunatin e tij Artur Balla.

Biznesmeni i hidrokarbureve, akuzohet së bashku me katër italianë për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

Taçi do të pastronte rreth 18.4 milionë euro të mafies italiane “Cosa Nostra” në Shqipëri.

Lilo dhe Balla janë në burg në pritje të gjykimit, ndërsa Taçi vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza, pasi edhe ndaj tij është caktuar masa e “arrestit me burg” në mungesë.

E kërkon SPAK-u, kush është Rezart Taçi? Dritëhijet e mikut të pushtetarëve të lartë

Për këtë arsye, pra që është ende në arrati Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit çështjen ndaj Rezart Taçit.

Biznesmeni vijon të jetë ende në kërkim dhe për këtë gjykata veçoi dosjen nga dy të pandehurit e tjerë Bledar Lilon dhe Artur Balla që do të gjykohen në masën e arrestit në burg.

18 mln euro sekuestro, SPAK çon në gjyq “bosin” Rezart Taçi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit