-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luis Enrique i jep lamtumirën Spanjës përmes një mesazhi

Kryesoret

Periudhës se trajnerit Luis Enrique i ka ardhur fundi pasi ai vendosi të largohet nga posti pas përfundimit të kontratës me Federatën Spanjolle.

Posti i cili do t’i dorëzohet Luis de la Fuente.

Enrique ka postuar në rrjetet e tij sociale një mesazh lamtumire ku ka shprehur falenderimet e tij për të gjithë.

“Në emrin tim dhe të gjithë stafit. Gjithçka filloi katër vjet më parë, si ikën koha. Mund t’u jem super mirënjohës atyre që më afruan dy herë (Presidenti Rubiales dhe DS Molina). Për të gjithë punonjësit e Federatës me të cilët kemi ndarë përvoja dhe eksperienca të të gjitha llojeve. Sigurisht, për të gjithë lojtarët që kanë qenë shembullorë dhe besnikë ndaj idesë sonë. Më vjen keq që nuk kam mundur t’ju ndihmoj më shumë. Falenderoj gjithashtu të gjithë punonjësit mjekë, fizikë, stjuardë, që punuan pa u lodhur për të ndihmuar lojtarët dhe stafin në gjithçka që na nevojitej. Ishte shumë e veçantë të isha pjesë e gjithë kësaj. Është koha për të thënë lamtumirë, ” ka shkruar ai.

Nga ana tjetër ai nuk ka harruar të kujtojë edhe trajnerin e ri dhe u kërkoi të gjithëvë të mbështesin Luis de la Fuente që të arrijë të gjitha objektivat që ai i ka vendos vetes në lidhje me kombëtaren spanjolle.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit