Papa Françesku shpërtheu në lot ditën e sotme teksa trajtoi gjendjen e ukrainasve gjatë një meshe tradicionale lutjeje në qendër të Romës.
Zëri i Papës filloi të dridhej teksa i referohej situatës që po vuajnë ukrainasit dhe ai u detyrua të ndalonte, pa mundur të fliste për rreth 30 sekonda.
“O Virgjëreshë e dëlirë, më duhet të të përcjell edhe lutjen e fëmijëve, të moshuarve, baballarëve dhe nënave, të rinjve të kësaj toke martire që vuan kaq shumë”, vazhdoi ai me zërin që i dridhej nga emocioni.
Turma, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri i cili po qëndronte pranë Papës, duartrokitën kur kuptuan se ai nuk mund të fliste sepse kishte shpërthyer në lot.