Botërori i Katarit ka qenë një marketing i mirë për yjet e rinj të futbollit pasi kanë tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha me performancën e tyre.
Ndër talentet që kanë spikatur me kombëtaret e tyre është lojtari i Holandës, Cody Gakpo dhe lojtari i Kroacisë, Josko Gvardiol.
Për dy talentet ka pasur interes nga ekipi i Real Madrid.
Mediat në Spanjë kanë raportuar se presidenti madrilen, Florentino Perez është gati të paguajë 90 milionë euro për 20-vjeçarin Gvardiol i cili luan në qendër të mbrojtjes me Leipzig.
Por skuadra gjermane nuk ka ndër mend ta lërë talentin e tyre të largohet pa 100 milionë euro.
Ai aktualisht ka një kontratë e cila e mban të lidhur deri në vitin 2027.
Ndërkohë për sulmuesin e PSV Gakpo, Real Madrid ka konkurrencë me Manchester United.
Skuadrat kërkojnë të afrojnë sulmuesin në formacionin e ekipit të tyre.
Ekipi i PSV është treguar më modest dhe kërkon 45 milionë euro për 23-vjeçarin.