Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 21:45 në Institut ku një automjeti me drejtues O. N., dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër.
Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja me inicialet M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.