Në kuadër të 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se, rinia shqiptare sot vazhdon të formësojë të ardhmen e vendit dhe se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me shqiptarët në rrugëtimin e tyre demokratik për t’u bërë anëtare e Evropës.
‘Sot Dita Kombëtare e Rinisë. Vetëm 32 vjet më parë, studentë dhe të rinj shqiptarë protestuan kundër një prej regjimeve më mizore komuniste në Evropë dhe nisën rënien e tij, duke u bërë protagonistët e një momenti kryesor në historinë e Shqipërisë. Në 8 dhjetor nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshim politik dhe demokraci për vendin e tyre. Rinia sot vazhdon të formësojë të ardhmen e vendit dhe SHBA qëndron krah për krah me njerëzit shqiptarë, ndërsa ju ndërmerrni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik për t’u bërë anëtare e Evropës’, përfundon postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë.
“Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote”/ Rama përkujton 8 Dhjetorin!