Një aksident i rëndë me një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë metalurgjisë.
Sipas informacioneve një makinë ka përplasur në rrugë Genci Feron duke e lënë të vdekur.
Ende nuk ka më shumë informacion për këtë ngjarje apo për identitetin e personit që ka ndërruar jetë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, shtetasi K. R., 27 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”,ka aksidentuar shtetasin G. F., 41 vjeç, banues në Elbasan, këmbësor. Si pasojë shtetasi G. F., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë për në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.