Gazeta Wall Street Journal njoftoi se gjigandi amerikan i pajisjeve inteligjente, kompania Apple Inc. po përshpejton planet për të zhvendosur disa linja prodhimi me bazë në Kinë, në vende të tjera të Azisë juglindore si India dhe Vietnami.
Kjo, thanë analistët, do të përbënte një ndryshim të rëndësishëm në diversifikimin e zinxhirëve të furnizimit global pasi prodhuesit po ndërgjegjësohen për rreziqet e përqendrimit të prodhimit në Kinë.
Politika zero-COVID e Kinës, e cila paralizoi disa nga zinxhirët e saj të furnizimit, dhe mjedisi i saj i përkeqësuar i biznesit ishte arsyeja kryesore e këtij ndryshimi, shtuan ata.
“Masat kundër viruseve të Kinës kanë detyruar shumë kompani shumëkombëshe, përfshirë Apple-in, të kërkojnë të mbrohen nga rreziku i ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit. VOA