Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, sot do të zhvillohet seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj 31-vjeçarit Gert Shehu që goditi me grusht kreun e PD-së Sali Berisha, ditën e protestës së opozitës më 6 Dhjetor. Seanca gjyqësore ndaj 31-vjeçarit Gert Shehu do të mbahet paraditen e sotme.
Ndaj tij aktualisht rëndojnë dy akuza, konkretisht ‘Goditje për shkak të detyrës’ dhe ‘Plagosje me dashje’, për të cilat organi akuzës pritet të kërkojë masën e sigurimit ‘arrest me burg’.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe opozita akuzojnë se sulmi ishte i planifikuar nga Edi Rama dhe se Shehu është agjent i policisë kriminale. Por këtë akuzë policia e ka mohuar.