Gjykata i ka komunikuar mesditën e sotme në spital masën e sigurisë arrest me burg Gert Shehut, që goditi dy ditë më parë Sali Berishën.
Masa i është komunikuar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi mori disa goditje nga demokratët në momentin që qëlloi liderin demokrat.
Në këtë mënyrë, rrëzohet alibia që u paraqit përmes një dokumenti se i riu kishte çrregullime mendore.
Kjo për shkak se prokurori nuk i hoqi asnjë përgjegjësi duke e akuzuar për dy vepra penale.
Gjithashtu avokati deklaroi se nuk e ka paraqitur si provë dokumentin në gjykatë pasi presin ekspertimin psikiatrik.
“Akt ekspertimin psikiatrik e kemi kërkuar të zgjeruar, të përfshihen edhe profesorë të tjerë. Nuk dorëzuam dokumente.
Klienti im kurohej. Kartelë është e pamundur të merret, afati kohor për të bërë kërkesën dhe për të marrë është 10 ditë” tha avokati.
Në fund gjykata vendosi që Shehu të shkojë në burg dhe jo në spitalin psikiatrik.
Vendimi do të thotë se i riu është përgjegjës për aktin që realizoi deri në vërtetimin e të kundërtës nëse do të ndodhë nga ekspertimi psikiatrik.
Ky është dokumenti i paraqitur nga familja që gjykata s’e mori në konsideratë