-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet mjekja që po kuron policin e plagosur në veri të Kosovës: Kishte plumb në kraharor!

Kryesoret

Të enjten mbrëma një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur gjatë një sulmi ta armatosur në veriun e Kosovës. Sipas policisë sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit. Polici menjëherë me ekipet emergjente është drejtuar për në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë.

Sulm i armatosur në Zveçan, plagoset një efektiv policie në veriun e Kosovës!

Sipas mjekes e cila është kontaktuar nga media kosovare, Nacionale gjendja e efektivit është stabël dhe ndodhet jashtë rreziku për jetë. Ai është goditur me një plumb në kraharor dhe e ka ende në trup. Si rrjedhojë, polici është transferuar nga spitali i përgjithshëm i Mitrovicës në klinikën e Kosovës (QKUK).

“Mbrëmë ka ardhur polici i plagosur. Gjendja e tij shëndetësore nuk është në rrezik. E ka plumbin në kraharor- në shpatull. Pritet të transferohet në Prishtinë për intervenim. Përndryshe gjendja e tij është e mirë, stabile”, i tha Nacionales drejtoresha e Spitalit.

(VIDEO) Persona të maskuar sulmojnë dy gazetarë në Mitrovicën Veriore!

Kujtojmë se Policia e Kosovës njoftoi mbrëmë se, njësitë që ishin në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit ‘Audi’, ngjyrë gri, me targa KM.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit