Mesditën e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës në godinën e një subjekti privat është gjetur nga kalimtarët, i pajetë një person 61-vjeç.
Viktima është me inicialet Sh.B. Policia thotë se paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vetëvrasje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.