-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani pret raportin e KQZ-së për zgjedhjet në veri

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani është ende në pritje të raportit nga Komisioni Qendror Zgjedhor për të marrë vendimin për shtyrje ose jo të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në veri të vendit.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Express këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani dje e ka shpjeguar procedurën që ndiqet në raste të tilla. Ne jemi në pritje të raportit nga KQZ-ja”.

Pas incidenteve në veri, nga SHBA kanë thënë se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se ato duhet të shtyhen.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka deklaruar se zgjedhjet për pushtetin komunal në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duhet të shtyhen dhe se për këtë çështje do të diskutojë më udhëheqësit e Kosovës gjatë vizitës së tij në Prishtinë javën që vjen.

Në intervistën me Zërin e Amerikës, Chollet tha se Shtetet e Bashkuara mendojnë se “nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit dhe kemi parë dhunë në 24 orët e fundit”.

Më herët, ishte deklaruar edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier, i cili tha se janë të shqetësuar se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.

Me këtë është pajtuar edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili tha se është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që zgjedhjet të mbahen tani.

Zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri të Kosovës janë të parapra që të mbahen më 18 dhjetor./Gazeta Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit