-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e policit nga një ‘Audi’ në Veri, Presidenca: Regjimi në Serbi po kalon nga veprimet e fshehta në të dhunshme!

Kryesoret

Blerim Vela, shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës, po deklaron se regjimi serb ka kaluar nga veprimet e fshehta në strukturave ilegale, në kërcënime të hapura për kryerjen e agresionit ndaj Kosovës.

“Regjimi në Serbi po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të veta ilegale në Kosovë, në kërcënim të hapur për përdorim të forcave policore e ushtarake për të kryer agresion ndaj Kosovës. Sipas parimeve të Rusisë, ky është kërcënim flagrant për ta rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë”, ka shkruar ai në Twitter të enjten mbrëma.

Sulm i armatosur në Zveçan, plagoset një efektiv policie në veriun e Kosovës!

Në njoftimin e policisë thuhet se në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit, njësitë e policisë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasojë e incidentit, një pjesëtarë i policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”.

Policia tha se po kryen hetime por nuk dha më shumë hollësi. Incidenti ndodhi disa orë pasi policia tha se ka shtuar praninë e saj në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit i cili e cilësoi këtë si “pushtim të veriut” nga Prishtina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit