-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA miraton projektligjin për mbrojtjen e martesave të së njëjtës gjini

Kryesoret

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA dha miratimin përfundimtar për legjislacionin që mbron martesat mes të njëjtës gjini, një hap i rëndësishëm në një betejë të gjatë prej dekadash për këtë njohje mbarëkombëtare që pasqyron një kthesë të fortë në qëndrimet shoqërore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka thënë se do ta nënshkruajë menjëherë projektligjin, i cili kërkon që të gjitha shtetet të njohin martesat mes të njëjtës gjini.

Është një lehtësim për qindra mijëra çifte që janë martuar që nga vendimi i Gjykatës së Lartë të vitit 2015 që legalizoi këto martesa dhe janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhte nëse vendimi do të anulohej.

Në një deklaratë pas votimit, Presidenti Biden e quajti legjislacionin një hap kritik për t’u siguruar amerikanëve të drejtën të martohen me personin që duan.

Legjislacioni dypartiak u miratua me 39 vota republikane, do të mbrojë gjithashtu martesat ndër racore duke u kërkuar shteteve të njohin martesat e ligjshme pavarësisht nga gjinia, raca, përkatësia etnike ose origjina kombëtare.

Pas muajsh negociatash, Senati e miratoi projektligjin javën e kaluar me 12 vota të republikanëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit