-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulm i armatosur në Zveçan, plagoset një efektiv policie në veriun e Kosovës!

Kryesoret

Policia e Kosovës tha se një pjesëtar i saj është plagosur lehtë në një sulm i armatosur në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Në një njoftim të policisë thuhet se në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit, njësitë e policisë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM. Si pasojë e incidentit, një pjesëtarë i policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”.

Policia tha se po kryen hetime por nuk dha më shumë hollësi. Incidenti ndodhi disa orë pasi policia tha se ka shtuar praninë e saj në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit i cili e cilësoi këtë si “pushtim të veriut” nga Prishtina.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se “ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme”.

Situata e krijuar në zonë ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve dhe autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre, gjë që është kërkuar edhe nga diplomatët perëndimorë.

Zgjedhjet u shpallën pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës mes mospajtimeve mbi përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit