Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me shkeljen e votës së emigranteve për zgjedhjet e 2021.
Vasili ka shkruar se dhjetëra mijëra qytetare shqiptare nga Greqia dhe Maqedonia u ndaluan në mënyrë te dhunshme te votojnë nga qeveria ne 25 prill sepse i prisheshin hesapet horrave të rilindjes për vjedhjen e pushtetit.
“Pushteti i rilindjes pas 25 prillit 2021 eshte produkt i vjedhjes se certifikuar juridikisht dhe boterisht dhe si i tille totalisht i paligjshem.
Zgjedhjet e reja te parakohshme jane veprimi me i paket per te vendosur legjitimitetin ne Shqiperi.
Ky veprim per zgjedhje te reja as qe mund te diskutohet dhe as te negociohet sepse kompromis me dhunimin e Kushtetutes dhe te drejten e mohuar te votes nuk ka.
Ministrja e Shendetesise duhet shkarkuar menjehere si shkelese me qellim dhe e certifikuar e Kushtetutes per qellimin e manipulimit te zgjedhjeve,” ka shkruar Vasili.
Related