-sidi education-spot_img
34.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama po sillet si lopë e çmendur, po korrupton Kushtetuesen

Kryesoret

E ndërsa Kryeministri Edi Rama u nis drejt Amerikës, Sali Berisha e akuzoi se kërkon të korruptojë gjykatësit e Kushtetueses për të mbrojtur veten.

“Situata, gjendja në Shqipëri po bëhet çdo ditë dhe më e rrezikshme. Edi Rama po sillet si lopë e çmendur. Po të marr hua një term nga veterinaria, nuk mund të ketë kualifikim tjetër.

Në një sfidë të hapur të Kushtetutës së vendit, në një sfidë të hapur të ligjeve, kodeve të vendit, ai vendos në vend të zbatimit të tyre, në vend të zbatimit të kërkesës së bazuar të prokurorisë speciale, vendos krijimin e barrierave speciale për mbrojtjen e vetes së tij. 

Vendos të tejkalojë Kushtetutën nëpërmjet ligjeve personale, krijimin e mburojave në mënyrë që ai dhe organizata kriminale që kryeson të vazhdojë plaçkën, grabitjen, plaçkitjen e shqiptarëve pa asnjë llogari para ligjit.

Ju do thoni pse unë them lopë e çmendur? Them sepse ka degraduar psiqikisht në mënyrë totale. Të dashur qytetarë dhe qytetare, në amendamentin që ka sjellë për mbrojtjen e vetes së tij, për të korruptuar me ligj gjykatësit kushtetuese, i ka përfshirë edhe ata më mburojën e turpit ligjore ndaj pezullimit nga detyra.

Po duhet të jesh lopë e çmendur të mos lexosh Kushtetutën, e cila në mënyrë taksative përcakton se gjykatësi kushtetues pezullohet. Pra, Kushtetuta për gjykatësin kushtetues ka përcaktuar pezullimin, çka do të thotë se gjithçka tjetër për të ngjashëm, përfshi presidentin e Republikës, që nuk është i zgjedhur nga populli, është i pezullueshëm për Kushtetutën”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit