Së fundmi në rrjet po qarkullon një video ku shihet presidentit rus Vladimir Putin i dehur teksa diskutonte për luftën Rusi-Ukrainë.
Sipas raportimeve të mediave të huaja videoja është parë mbi 820 mijë herë në Twitter.
Videoja, e postuar nga një përdorues i quajtur Dmitri, thotë se “Putini i dehur shpjegon pse sulmet kundër infrastrukturës ukrainase do të vazhdojnë”.
“Të gjitha marrëzitë, përplasjet informative, hedhjet informative, të gjitha falsifikimet – ato duhet të qëndrojnë mënjanë”, tha presidenti rus ndërsa mbante një gotë të mbushur. Ata nuk duhet të na pengojnë të përmbushim detyrën tonë ndaj popullit tonë”.
Drunk putin explains why strikes against Ukrainian infrastructure will continue because “they started first by attacking the Crimean bridge” pic.twitter.com/fQeRuNo4Pu
— Dmitri (@wartranslated) December 8, 2022
Gazetari i CBC, Evan Dyer tha se ishte shumë e çuditshme ta shohësh Putinin të dehur në publik.
“Është shumë e çuditshme ta shohësh Putinin të dehur në publik. Të qenit esëll në një vend ku pihet shumë është thelbësore për imazhin e tij publik. Ishte kontrasti kryesor që ai bëri mes vetes dhe Jelcinit. Një pjesë e madhe e thirrjes së tij, veçanërisht për gruan e shumëvuajtur ruse. Por pa dyshim, ai është dehur këtu”, shkroi ai në Twitter.