-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitet servisi i celularëve në Shkodër, dy të rinjtë futen njëri me kapuç e tjetri me maskë në fytyrë dhe marrin çfarë gjejnë përpara!

Kryesoret

Një 19-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi akuzohet për grabitjen e një servisi celularësh, ngjarje e ndodhur më 6 dhjetor të këtij viti. “Vodhi me thyerje, aparate celulare dhe sende të tjera, në një biznes në Shkodër, vihet në pranga 19-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 17- vjeçar, bashkëpunëtor i të arrestuarit.

Këtyre shtetasve iu gjetën në banesa dhe iu sekuestruan, disa nga celularët dhe sende të tjera të vjedhura, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një vjedhje me thyerje, në një biznes (servis celularësh), në lagjen ‘Vojo Kushi’, Shkodër, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Shop’, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, me prova ligjore të këtij rasti, si dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të tij.

Si rezultat, është arrestuar shtetasi Xhonatan Bardhi, 19 vjeç dhe janë referuar materialet e ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për një 17- vjeçar, të dy banues në Shkodër.

Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.12.2022, në lagjen ‘Vojo Kushi’, Shkodër, kanë thyer xhamin e derës së një biznesi privat (servis celularësh) ku kanë marrë disa celularë dhe pajisje të tjera elektronike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit