-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iraniania me hixhab mahnit Katarin me talentin e saj në futboll

Kryesoret

Një grua iraniane e lindur në Danimakë me aftësi në futbollin e lirë, një lloj futbolli që kombinon lojërat me top, akrobacitë dhe muzikën, është kthyer në sensacion në rrjetin Tik-Tok dhe në skenën e Kupës së Botës.

Kampionati Botëror i Katarit nuk është vetëm një garë futbollistike. Është edhe një ngjarje kulturore me njerëz nga vende e kultura të ndryshme.

Mayami Asgari është një prej tyre. Gruaja iraniane e lindur në Danimakë me aftësi në futbollin e lirë, një lloj futbolli që kombinon lojërat me top, akrobacitë dhe muzikën, ka shkuar në Katar jo vetëm për të parë ndeshjet, por edhe për të treguar aftësitë e saj.

24-vjeçarja mban hixhab, diçka që ajo thotë se për të ka shumë rëndësi. Në të njëjtën kohë ajo po sfidon mënyrën si perceptohen sportistet myslimane.

“Mos ndrysho veten, ndrysho lojën. Është shumë e rëndësishme. Jam rritur në një vend ku kam qenë pakicë. Shoqet e mia ishin daneze, por unë s’kisha pse të bëhesha si ato. Nuk kisha pse të ndryshoja pamjen time dhe t’i lyeja flokët e verdha që t’u ngjaja atyre”, thotë ajo.

Lojrat e saj me këmbë dhe akrobacitë e ndryshme kanë tërhequr vëmendjen e shumë personave në internet, ajo ka thuajse gjysmë milionë ndjekësish në Tik-Tok.

Videot e saj janë parë nga miliona njerëz dhe kanë marrë miliona pëlqime.

Popullariteti i saj në rrjetet sociale bëri që organizatorët e Kampionatit Botëror ta ftonin në Katar, ku ajo jep shfaqje në rrugët e Dohas, për admiruesit e saj.

Ajo thotë se i duhet ende kohë të mësohet me famën që ka tanimë në internet.

Shoqja e saj, Dalia Diraoui thotë se pavarësisht sfidave, Asgari ia ka dalë të ketë sukses falë dedikimit të saj.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit