-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kishte veshur bluzë pro-LGBTQ/ Gazetari vdes gjatë raportimit të Argjentinë-Holandë!

Kryesoret

Gazetari amerikan Grant Wall ndërroi jetën dje teksa raportonte për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës mes Holandës dhe Argjentinë. Lajmi u konfirmua nga familja e tij dhe u konfirmua nga Federata e Futbollit të SHBA.

Gazetari 48-vjeçar, që punonte për CBS Sports dhe Sports Illustrated, humbi ndjenjat dhe u rrëzua në stadiumin Lusail në Katar. Pas një tentative për reanimim kardiopulmonar, ai u dërgua në spital, ku u konstatua i vdekur. Nuk dihet nëse ai ka vdekur në fushë apo gjatë transportimit për në spital.

Sipas mediave të huaja, Grant Wall, para se të ndërronte jetë deklaroi se në ndeshjen e Kupës së Botës midis SHBA-së dhe Uellsit ai u ndalua për rreth gjysmë ore pasi kishte veshur një bluzë pro-LGBTQ. Vëllai i tij, Eric Wall, shprehu dyshime në lidhje me vdekjen e gazetarit.

“Vëllai im ishte i shëndetshëm. Ai më tha se kishte marrë kërcënime për jetën. Nuk mund ta besoj që vëllai im vdiq kështu. Besoj se e vranë. Dhe unë ju lutem për çdo ndihmë”, tha ai në një video të postuar në Instagram.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit