Kupa e Botës ka hyrë në një fazë tepër emocionuese, teksa janë mësuar 4 skuadrat gjysmëfinaliste.
Kroacia, Argjentina, Maroku dhe Franca janë kombëtaret që do kërkojnë të fitojnë trofeun më të rëndësishëm në botë.
Pas dy ditëve pushim, Botërori do të rikthehet të martën e 13 dhjetorit me gjysmëfinalen e parë mes Argjentinës dhe Kroacisë ndeshje e cila që do të zhvillohet në orën 20:00.
Ndërkohë të mërkurën, po në orën 20:00, do të luhet edhe gjysmëfinalja tjetër mes Francës dhe Marokut.
Ndeshje të cilat do të shpallin dy kombëtaret të cilat do të jenë një hap larg trofeut.