Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pritet t’i takojë partitë politike për konsultim për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Në njoftimin e presidencës thuhet se takimi do të mbahet të shtunën në orën 14:30, por nuk jepen detaje se kush do të marrë pjesë.