-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët me gomone drejt Britanisë, nisin patrullimet e përbashkëta në La Manche me Francën!

Kryesoret

Teksa Britania e Madhe po përballet me fluks emigrantësh të paligjshëm që vijnë përmes La Manche, Franca ka ngritur survejancën në këtë kanal. Autoritetet franceze ka rritur numrin e anijeve të shpëtimit në Kanalin Anglez për të parandaluar kalimin e emigrantëve.

Dy anije të tjera janë duke u vendosur në atë që roja bregdetare franceze e përshkruan si një lëvizje “të paprecedentë”. Kujtojmë se mbi 40,000 njerëz kanë bërë kalime të tilla këtë vit, një numër rekord. Roja bregdetare franceze thotë se anija e studimit Lapérouse sapo ka mbërritur në portin e Calais, ndërsa anija patrulluese Kermorvan do të jetë atje në ditët në vijim. Ai thotë se vendosja e tyre do të forcojë aftësitë e shpëtimit të rojës bregdetare në sektorin Kanal-Detin e Veriut, raporton BBC.

Vetëm muajin e kaluar, Britania ra dakord të rrisë pagesat për Francën me 8 milion paund (10 milionë dollarë) më shumë në vit në 63 milionë paund në përpjekje për të ndaluar kalimet e kanaleve me varka të vogla. Paratë do të paguhen për mbikëqyrjen e shtuar të plazheve franceze, ndërsa oficerët e policisë në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë gjithashtu në gjendje të vëzhgojnë patrullimet brenda Francës. Mendohet se oficerët francezë që patrullojnë bregdetin do të rriten në numër nga rreth 250 në 350 gjatë pesë muajve.

Numri më i madh i emigrantëve që kalojnë këtë vit Kanalin (i njohur si La Manche në Francë) i përket shtetasve shqiptarë që bëjnë këtë udhëtim. Deri më tani këtë vit 12,000 shqiptarë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe duke përdorur varka të vogla, krahasuar me vetëm 50 në vitin 2020.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit