Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga KFOR-i që të garantoj lirinë e lëvizjes në veri.
“KFOR-i po kërkon pak kohë që ta kryejë këtë punë [heqjen e barrikadave] dhe ne po presim”, tha ai.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se nëse barrikadat nuk hiqen, atëherë do të merren veprimet e duhura, por pa dhënë detaje se për çfarë veprimesh bëhet fjalë.
Ai tha se janë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe se shumë shpejt do të mbërrijmë në situatën kur nuk do të ketë më barrikada në veri./REL