Pas tensioneve në veri të vendit, Kosova ka mbledhur Këshillin e Sigurisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, ku ka njoftuar se pas kësaj mbledhje Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë për media.
Serbët lokalë kanë vendosur barrikada, në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb.
Pak më parë është njoftuar se njësia patrulluese e EULEX-it u sulmua me bombë molotiv, gjë që solli dhe reagim nga kryeministri Kurti, i cili u shpreh se po punon me KFOR-in për adresimin e situatës.