-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qarqet më problematike për shkak të reshjeve të shiut

Kryesoret

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit.

Në të dhënat e fundit rezulton se ka pasur përmbytje të shumë hektarë tokë si nga veriu i vendit ashtu edhe në jug.

Në njësinë administrative Ana Malit ka përmbytje në një sipërfaqe prej 400 ha.

Për veç përmbytjeve ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike përkatësisht në njësinë administrative Ana Malit dhe njësia administrative Shkrel në Malësinë e Madhe.

Lezha nuk ka shpëtuar as kësaj here përmbytjeve rreth 256 hektar tokë janë të përmbytur në njësi të ndryshme administrative.

Në Mirditë ka rritje të prurjeve të përroit të Zmejës i cili është në kuotë kritike.

Në Gjirokastër, përroi i “Çullos” ka shtuar prurjet dhe rrezikon banesat.

Gjithashtu në Krujë ka dalë nga shtrati lumi Ishëm. Në Fier ka ndërprerje të energjisë në disa fshatra.

Në aksin e Rrugës së Arbërit gjithashtu ka pasur rrëshqitje të dherave në të cilat po punohet për largimin e inerteve.

Forcat e Armatosura, nën koordimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile bëjnë thirrje që  banorët e zonave më të prekura nga reshjet, të bëjnë kujdes gjatë këtyre orëve kritike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit