-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, Sveçla: Ka pasur shkëmbim zjarri në afërsi të Ujmanit

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla u bëri thirrje serbëve lokalë që të largojnë menjëherë barrikadat në veri. Sipas tij, nuk mund të lejohet që bandat kriminale të pengojnë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qyetetarëve.

Meqë barrikadat e vendosura dje nuk janë hequr ende, i bëj thirrje qytetarëve serbë që të mos bëhen pjesë organizimeve të këtyre grupeve kriminale, ndërsa iu bëj thirrje organizatorëve për largim të menjëhershëm të barrikadave. Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që bandat kriminale të organizojnë e të pengojnë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qyetetarëve tanë”, theksoi ai në daljen për mediat, së bashku me kryeministrin Albin Kurtin.

Ministri i Brendshëm theksoi se policia ka kapacitetet e duhura që të veprojnë në këtë drejtim.

“Ata veprojnë sipas planeve të tyre operacionale, dhe në momentin që ata e vlerësojnë të duhur nëse barrikadat nuk hiqen do të ndërmarrin veprimet e duhura. Gjithë kjo po ndodh edhe në koordinim me partnerët tanë KFOR-in, EULEX-in dhe shtetet e QUINT-it”, tha Sveçla.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar se një shok bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese mbrëmjen e së shtunës, në afërsi të Rudarës, në komunën e Zveçanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit