Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.
Me anë të një postimi në Twitter Xhaçka, shkruan se Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj EULEX-it dhe policisë së Kosovës në veri.
Gjithashtu ajo thekson se është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit.
“Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj EULEX-it dhe në Policinë e Kosovës në veri të Kosovës. Ne i bashkohemi thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet e serbëve të Kosovës. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit”.