-sidi education-spot_img
25.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Vjosa Osmani: Shteti i Kosovës po bllokohet për një nënkryetar

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani ka dorëzuar në Kushtetuese komentet në lidhje me çështjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, pasi kjo çështje u çua në gjykatë nga Lista Serbe. Osmani tha se synim i Listës Serbe është bllokimi i Kuvendit. “Po bllokohet Kuvendi për një nënkryetar dhe kryesia ka kuorum”, tha Osmani.

Sipas saj, bllokimi i Kuvendit për shkak të një nënkryetari do ta cenonte në mënyrë serioze funksionalitetin institucional. Ajo shtoi se Kosova respekton të drejtat e minoriteteve si askush tjetër, por nuk mund të abuzohet me këto të drejta.

“Po synohet për një nënkryetar të bllokohet shteti i Kosovës. Qëndrimi ynë, përderisa Kryesia e Kuvendit ka kuorum, përderisa Kuvendi ka zgjedhur nënkryetarë Kuvendi nuk duhet të bllokohet” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit